Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama-Bashës: Marrëveshja u bë me ju e për ju!

Rama-Bashës: Marrëveshja u bë me ju e për ju!

Kryeminsitri Edi Rama në një postim në "Twiter" i është përgjigjur edhe një herë kreut të opozitës Lulzim Basha, për atë që Basha më herët e ka quajtur prishje të marrëveshjes nga ana e Ramës.

Rama shkruan se marrëveshja nuk është prishur, por është bërë me PD e për PD.

Statusi i Ramës:

Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit:Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s'donim e s'duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se...

S'ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t'u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë.../ I.M-Dritare.net