
Rama: Asnjë fukara s’do mbetet pa ndihmat bazë
E Premte 27 Mars 2020, 20:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, përmes një video në facebook ka thënë se sot janë ndihmuar 9459 familje në nevojë.
Rama shkruan se duhet bërë durim, pasi asnjë fukara dhe pensionist i vetmuar nuk do të mbetet pa ndihmuar.
Postimi i Ramës:
Ndihmuam sot 9459 familje të tjera, bëni durim, ju lutem durim, askush nuk do mbetet pa ndihmë! besim e durim!
Asnjë fukara, asnjë pensionist i vetmuar nuk do të mbetet pa ndihmat bazë, deri në fund, ndërsa kush ka lekë të ushqejë edhe ajfonin, të mos i harxhojë bateritë për t’u ankuar në emër të popullit, po le të inkurajojë forcat operacionit humanitar nëse nuk rri dot pa komentuar!/ I.M-Dritare.net

















