
Rama: Altin Dumani ka gjithë solidaritetin tonë për sulmet ndaj detyrës!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama tha se kryeprokurori Altin Dumani ka gjithë solidaritetin e tij dhe partisë që ai drejton, për sulmet e marra për detyrën e tij në drejtësi.
“Altin Dumani është një burrë i ndershëm prej shumë vitesh, e kishe dëgjuar më parë, kishte thirrë ndonjë njeri në pushtet ti thoshte hajde këtu? Kishte parë njerëz në pushtet të kalonin para prokurorisë me kamera si në festivalin e kanës.
Nga hëna erdhi ky Altin Dumani? Një prokuror me vite të tëra, por nuk kishte shpatën sepse shpata ishte në këtë zyrën këtu.
Bufi futi në burg kundërshtarin e tij politik përmes një drejtësie kukull dhe me shpatën që kishte këtu. Unë atë shpatën e mora dhe ia dorëzova drejtësisë. Meqë Altin Dumanit nuk i kanë lënë rob shtëpie pa i thënë për turpin e tyre, ka gjithë solidaritetin tonë”-u shpreh Rama./L.F-dritare.net

















