
Rama: 11 maji, fundi i historisë për Bufin e Kënetës
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zgjedhjet e 11 majit janë vendimtare për Shqipërinë 2030 dhe ecurinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Kanë ardhur dy letra për të hapur dy grupkapitujt e tjerë. Shpejtësi e jashtëzakonshme për hapjen e negociatave.
Fiksimi në kokë si gozhdë që e kam marrë të përpjetën duke sfiduar ish kreun e PS-së e mikun tim të kahershëm Fatos Nanon e sfiduar bufin e kënetës. Një fotografi me të cilën zgjohem e fle. Fotografia ku Albania të shkruhet në tryezën e Këshillit Europian. Ku të ulemi për të mos u ngritur më. E të them misioni u përmbush.
Vota e 11 majit është vendimtare për Shqipërinë e 2030. Brenda mandatit të katërt, pra brenda 2030 të ngremë flamurin kuq e zi në BE, ndërkohë që këtu zien kazani me ujin e kënetës e bufin e kënetës që fryn zjarret e së shkuarës. 11 maji do të jetë fundi i fundit të historisë së kënetës me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si hije mallkimi që prej 1912 Shqipërisë mbi kokë”, u shpreh kryeministri Edi Rama sot në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale./L.F-dritare.net

















