Rakacolli: Terapia me plazmë nuk është shpëtimtare
Dritare.net
Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka folur në lidhje me terapinë e plazmës, për pacientët Covid, një terapo kjo që në disa vende është duke pasur sukses, ndërsa autoritetet kanë thënë se kjo terapi është në fazat fillestare edhe në vendin tonnë.
Zv.ministrja tha për "News 24" se kjo terapi nuk është shpëtimtare por se nga ana e mjekëve do të shqyrtohet çdo mundësi dhe se janë përcaktuar kandidatët që mund të jenë dhurues.
“Terapia do të fillojë shumë shpejt në Shqipëri. Nuk është një terapi shpëtimtare. Është provuar plazma si terapi që në gripin spanjoll. Është arsyetimi i thjeshtë logjik. Jo çdo person që ka kaluar sëmundjen ka antitrupa mjaftueshëm për tia kaluar pacientit që ka nevojë. Ne kemi përcaktuar dhe cilët do jenë kandidatët që mund të jenë dhurues”, deklaroi Rakacolli./ I.M-Dritare.net