Radhë kilometrike në pikën kufitare Kakavijë, mjetet në pritje për të hyrë në Shqipëri!
E Mërkurë 29 Nëntor 2023, 20:08
Dritare.net
Dhjetëra makina që duan të hyjnë në tokën shqiptare prej disa orësh po presin në pikën kufitare të Kakavijës ku është krijuar radhë kilometrike nga pala greke.
Automjetet që duan të hyjnë në tokën shqiptare janë të ndara në tre korsi duke bllokuar rrugën. Shkak për radhën e krijuar raportohet të jetë puna me dy sportele e palës greke pasi nga ana e palës shqiptare nuk ka fluks.
Për shkak se jemi në prag të festave të fundvitit, numri i shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindje për të kaluar ditët festive do të vijë duke u rritur./K.C/dritare.net