Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qytetari-Ramës: A ka lekë nëpër duar, të paguajmë dritat? Ja si përgjigjet kryeministri!

Qytetari-Ramës: A ka lekë nëpër duar, të paguajmë

Kryeministri Edi Rama, vijoji edhe sonte telefonatat me qytetarët që kanë bërë një denoncim në portalin e-albania. Edhe sot, kreu i qeverisë, e ripërsëriti, se urgjente janë ata që kanë shqetësime shëndetësore. Gjatë një telefonate, një qytetar, e pyeti kryeministrin nëse ka para kesh. Ja biseda:

Edi Rama: Kush i bie këtij telefoni, kush je?
Qytetari: Fadili jam
Kryeministri: Edi Rama jam, i rashë qëparë por ishe në gjumë.
Qytetari: Jo isha te kopshti.
Edi Rama: Se ka edhe nga këto raste që janë edhe në gjumë dhe thonë pse na shqetëson. Çfarë problemi ke?
Qytetari: Kam punuar këtu dhe në Greqi, por tani më është bllokuar puna dhe nuk marrim asgjë, duhen paguar dritat. Duam ndonjë ndihmë.
Edi Rama: Ku do të shkosh që do të lëvizësh?
Qytetari: Nga Saranda nga ato male.
Edi Rama: Ore ca Sarande, nuk ke punë nëpër male, hajde të përqafoj.
Qytetari: Ndonjë ndihmë me ndonjë lekë nëpër duar.
Edi Rama: Lekë nëpër duar nuk ka, do të mundohemi të mbajmë frymën gjallë.
Qytetari: Duhen paguar dritat, ca do të bëjmë?
Edi Rama: Do i paguash të gjitha se nuk ke nga shkon, ne do të ndihmojmë për të ekzistuar.
Qytetari: Mos na presin dritat dhe ujin?
Edi Rama: Dritat janë mall, po i konsumove do i paguash. Nëse konsumohen dhe nuk paguhen përfundojmë të gjithë në humnerë. Dritat do i paguani dhe kaq. Për të mbajtur frymën do ju ndihmojmë, jo për të blerë karta telefoni”, u shpreh Rama, gjatë bisedës me qytetarin./L.F-dritare.net