
Qindra shkencëtarë ngrenë alarmin: Covid-19 përhapet nga ajri!
Dritare.net
Burimi: Reuters
Qindra shkencëtarë i kanë bërë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetit që të rishikojë rekomandimet e saj, pasi sipas tyre koronavirusi përhapet nga ajri. Fakti që shpërndahet nga ajri, sipas tyre e bën më infektues Covid-19, duke rrezikuar jetët e të gjithëve.
OBSH-ja ka thënë se koronavirusi përhapet nga një person te tjetri përmes piklave të vogla nga hunda ose goja, të cilat dalin kur një person i infektuar flet, kollitet, ose teshtin.
Në një letër të hapur për agjencinë e Kombeve të Bashkuara, të cilën studiuesit planifikojnë ta botojnë javën e ardhshme, 239 shkencëtarë në 32 vende renditën provat që tregojnë se grimcat më të vogla mund të infektojnë njerëzit, shkruan New York Times.
Por organizata tha që provat për virusin që po transmetohej nga ajri nuk ishin bindëse, informon dritare.net
"Në dy muajt e fundit, ne kemi deklaruar disa herë që e konsiderojmë të mundur transmetimin përmes ajrit, por sigurisht që nuk mbështetet nga prova të forta apo të qarta.", tha Dr. Benedetta Allegranzi, udhëheqësja teknike e OBSH-së./K.C/dritare.net

















