
Qeveria Rama 3/ Agalliu: Organizim për ta mbajtur të nënshtruar qytetarin me copën e bukës!
Dritare.net

I ftuar në Shqip nga Dritan Hila në Dritare Tv, deputeti i Partisë Demokratike, Arbri Agalliu foli për qeverinë Rama 3, teksa tha se nuk sheh asnjë akt normativ që ndihmon ekonominë, por vetëm organizim për të mbrojtur klientët e qeverisë.
"Nuk shoh akte normative që duan të ndihmojnë ekonominë. Shoh një organizim për të mbrojtur klientët e qeverisë dhe për ta mbajtur të nënshtruar me atë copën e bukës konsumatorin apo qytetarin e thjeshtë. Kjo vihet re në diskutimin e projektligjeve, duket në fjalët e kryeministrit Rama, ai mbjell panik. Nuk besoj se ka kryemnistër në botë që del dhe tremb, kryeministri bën transparencë dhe paralajmëron kur priten ditë të këqija por jo të dale dhe të thotë që po vjen një fatkeqësi dhe mos ta shoqërojë këtë me asnjë shpjegim .Duhet ta bënte deklaratën së bashku me masat që do të merrte . Sot, një javë më pas ne nuk kemi asnjë masë nga qeveria"./M.M-dritare.net

















