Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qeveria e Shqipërisë jep 40 000 euro për libra për shqiptarët në Serbi!

Qeveria e Shqipërisë jep 40 000 euro për libra për

Në mbledhjen e sotme të këshillit të Ministrave, është vendosur që qeveria e Shqipërisë të dhurojë 40.000 euro për shqiptarët në Serbi.

Fondi është dhënë për të blerë libra, për shkollat shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas VKM:

Kundërvlera në lekë e shumës së sipërpërmendur të transferohet në formën e transfertës në llogari të përfituesit, nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të përballohet nga buxheti i shtetit për vitin 2020, miratuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në programet buxhetore “Arsimi bazë”, “Arsimi i mesëm i përgjithshëm”, “sporti” dhe “rinia”.

Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi./ I.M-Dritare.net