Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Qeveria e Kosovës: Po, ka pasur një plan për atentat ndaj Albin Kurtit!

Qeveria e Kosovës: Po, ka pasur një plan për atentat ndaj Albin

Qeveria e Kosovës konfirmoi sot se kryeministri Albin Kurti ka pasur një plan për atentat. Lajmi u konfirmua nga qeveria e Kosovës për gazetës Ekspres.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në reagim.

Lajmi më herët u publikua sot në media, ku njësia kundër terrorizmit në Kosovë, zbuloi se në vitin 2021 ka pasur një plan për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës. Dokumenti është publikuar nga hakerat, të cilët prej disa ditësh kanë sulmuar kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në Kosovë dhe mendohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano./L.F-dritare.net