
Qetësia para stuhisë. Berlini prag finales së Euro 2024!
E Diel 14 Korrik 2024, 11:11
Dritare.net
Berlini këtë të diel është ende i qetë. Duket se shumica e tifozëve të Anglisë dhe Spanjës po flenë për të marrë energji për natën finale të Euro 2024.
Deri në orët e para të mëngjesit baret e shumta të qytetit ishin të mbushur me tifozë.
Mbrëmë, fansat pushtuan baret e shumta buzë lumit Spree pranë rrugës së famshme Friedrichstraße të Berlinit.
Anglia do të luajë me Spanjën këtë mbrëmje finalen e Euro 2024 në 21:00./L.F-dritare.net

















