Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qafoku: BE fajtore për Shqipërinë. Rama ka guxim ta thotë!

Qafoku: BE fajtore për Shqipërinë. Rama ka guxim ta thotë!

Heqja e mundshme e vetos bullgare për MV dhe hapja e rrugës për anëtarësimin e vendit tonë drejt të BE-së, ishin temat e diskutimit në edicionin e lajmeve në Dritare Tv. Për të folur mbi këto çështje si dhe çfarë pritet të ndodhë më tej sa i përket procesit të integrimit të vendit tonë në BE, ishte i ftuar gazetari i njohur Roland Qafoku. Sipas tij fajin kryesor në këtë situatë e ka vetë Bashkimi Evropian dhe jo vetëm Bullgaria.

“Nuk është surpizë, madje edhe vetë kryeministri Rama që është më i informuar në lidhje për këtë proces, ishte i përgatitur që Shqipërisë nuk do t’i hapeshin negociatat për anëtarësimin në BE. Unë kam atë teorinë time që nuk lidhet as me atë që kryeministri proklamon apo as vijën e opozitës që e quan Edi Ramën armikun kryesor të kësaj historie.

Ka një problem, që është poblemi kryesor në fakt që është i BE-së, derisa ne kemi disa rrethana, disa cilësi që na kanë bërë të veçantë nga çdo popull, nga çdo kom, nga çdo shtet tjetër dhe Evropa jo vetëm nuk na ka ndihmuar por më shumë nga i ka larguar anëtarësimin, unë mendoj që fajtori numër një në këtë histori është BE dhe nuk është as Edi Rama, madje kjo nuk lidhet fare me faktin që ai është kryeministër, edhe Berisha të ishte kryeministër ose kushdo tjetër sepse edhe kur ka qënë, të njëjtën lojë ka bërë BE.

Është e turpshme ta thuash këtë gjë në vitin 2022, zoti Rama pati guximin ta thotë këtë gjë për televizionin bullgar, por në fakt nuk i drejtohet gishti vetëm një shteti ose një anëtari të BE-së, por është i gjithë Bashkimi Evropian”, u shpreh Qafoku./Xh.Xh/dritare.net