Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Punëtori 60 vjeçar ndërron jetë në kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës!

Punëtori 60 vjeçar ndërron jetë në kantierin e

Një punëtor ndërroi jetë mbrëmjen e 17 janarit në kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës. Ngjarja u shënua rreth orës 21:20 të 17 janarit. Viktima, Nusret Xhoka 60 vjeç nga Dibra u përplas nga një fadromë që drejtohej nga 63 vjeçari, nga Prishtina, Rrahman Sllamniku.

Policia e Vlorës tha se ka arrestuar 63 vjeçarin, pasi dyshohet se duke drejtuar një fadromë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe ka përplasur një trajler, informoi sot policia.

Burimet thanë se fadroma ka përplasur shoferin, Nusret Xhoka, i cili sapo kishte zbritur nga mjeti i tonazhit të rëndë, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë në punë, në kantierin më të madh të ndërtimit në vend./E.P-dritare.net