Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Publikoi artikullin e senatorit, gazetarët bojkotojnë punën, New York Times kërkon falje!

Publikoi artikullin e senatorit, gazetarët bojkotojnë punën, New

Një ndër mediat më të mëdha në botë, "New York Times" ka publikuar së fundmi një artikull të senatorit amerikan Tom Cotton, i cili mbronte përdorimin e trupave federale për të shuar protestat mbarëkombëtare.

"Dërgoni trupat" titullohej artikulli, ndaj të cilit gazetarët e New York Times, kanë protestuar dhe në shenjë proteste kanë bojkotuar ditën e punës duke mos u paraqitur në redaksi.

Por editorialistët dhe shefat e gazetës, janë tërhequr, duke kërkuar falje e duke thënë se "artikulli nuk i plotëson standardet për publikim"

Pavarësisht se artikulli ende qëndron në faqen e gazetës, media tha se po shqyrton ende një vendim nëse artikulli do të korrigjohet apo se çfarë duhet shkruar në një shënim editorial, që mund t'i bashkangjitet artikullit të senatorit.

Botuesi i " NYT " A.G. Sulzberger dhe redaktori i faqeve editoriale James Bennet i dolën në mbrojtje vendimit për ta botuar artikullin, duke thënë se ata besuan se ishte e rëndësishme që ide të ngjallin debat, të diskutohen në një forum publik dhe jo të shuhen.

Por përsëri "NYT" u tërhoq, duke thënë se Bennet nuk e kishte lexuar analizën para botimit.

"Si rezultat, po planifikojmë të shqyrtojmë si ndryshimet afatshkurtra ashtu edhe ato afatgjata" të opinionit të tij, duke përfshirë kontrollin e fakteve si dhe uljen e numrit të opinioneve të shkruara nga kontribues të jashtëm të cilat botohen në gazetë", thuhej në një deklaratë të gazetës./ I.M-Dritare.net