Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Putin i përgjigjet Trumpit: Topi është në fushën e SHBA-ve

Putin i përgjigjet Trumpit: Topi është në fushën e

Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të zhvillojë një telefonatë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe Moska po pret përgjigje nga Uashingtoni tha të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Trump tha të enjten se donte të takonte Putinin sa më shpejt që të ishte e mundur për të siguruar fundin e luftës me Ukrainën dhe shprehu dëshirën e tij për të punuar drejt ndërprerjes së armëve bërthamore, diçka që Kremlini tha se Putini e kishte bërë të qartë se ai e dëshironte gjithashtu.

"Putini është gati. Ne presim sinjale (nga Uashingtoni). Të gjithë janë gati. Është e vështirë të lexosh llumin e kafesë këtu. Sapo të ketë diçka, nëse ka diçka, do t'ju informojmë."

Trump, i cili të enjten po i drejtohej Forumit Ekonomik Botëror në Davos përmes lidhjes video, tha se dëshironte të punonte drejt shkurtimit të armëve bërthamore.

Peskov tha se Putini e kishte bërë të qartë se dëshironte të rifillonte negociatat për çarmatimin bërthamor sa më shpejt të jetë e mundur, por tha se bisedime të tilla do të duhej të ishin më të gjera se në të kaluarën për të mbuluar arsenalet bërthamore të vendeve të tjera, duke përfshirë ato të Francës dhe Britanisë.

"Pra, ka diçka për të folur, duhet të flasim. Kemi humbur kohë në shumë aspekte. Ne kemi folur për një interes të tillë edhe më parë, kështu që topi është në fushën e SHBA-së, e cila ka ndërprerë të gjitha kontaktet thelbësore me vendin tonë ", tha Peskov./L.F-dritare.net