
Pse vaksina, nuk do t'i japë fund luftës me Covid-19!
Dritare.net
Nga Caroline Mimbs Nyce, The Atlantic!
Për të mirën tuaj, ulini pritshmërinë nga një vaksine kundër koronavirusit. Krijimi i një vaksine nuk do t'i japë fund kësaj lufte brenda natës. Përkundrazi, ky hap i madh do të shënojë 'fillimin e fundit'. Sarah Zhang, pjesë e stafit të The Atlantic, që mbulon pjesën e shëndetit dhe shkencës, ka nxjerrë në pah, tre fakte të rëndësishme.
1. Një vaksinë nuk do të na kthejë në normalitet menjëherë!
Vaksina, kur të jetë e disponueshme, do të shënojë fillimin e një rruge të tatëpjetë, që do zbritet ngadalë dhe në një kohë të gjatë, informon dritare.net. Se sa do të zgjasë, do të varet nga efikasiteti i vaksinës, suksesi në dhënien e qindra miliona dozave dhe në gatishmërinë e njerëzve për ta pranuar atë.
2. Faza e trajtimit, ka të ngjarë të jetë komplekse!
Prodhuesit e vaksinës do të duhet të bëjnë qindra miliona doza, duke u mbështetur në një teknologji që nuk është përdorur kurrë më parë. Por njëkohësisht bota është në një tjetër sfidë, për të garantuar furnizimet themelore për shpërndarjen e saj, siç janë shishet e qelqit, informon dritare.net.
3. Sfida politike!
Ndërsa pandemia është një shenjë, Ka të ngjarë që përpjekjet e shteteve për zhvillimin e një vaksine dhe trajtimin më të, të jenë të ndara, dhe jo bashkë./L.F-dritare.net

















