Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pse tamponi negativ para darkës me të afërmit, nuk mjafton!

Pse tamponi negativ para darkës me të afërmit, nuk mjafton!

Burimi: Corriere della Sera

Vetëm një muaj na ndan nga festat e fundvitit. Mezi po i presim, megjithëse këtë vit jemi shumë më të kushtëzuar. Edhe këtë Krishtlindje apo Vit të Ri, ne do të takohemi si çdo vit, ndoshta në shtëpinë e vjehrrës, ku kuzhina s’ka të meta dhe pema prek tavanin. Por të gjithë, nga i pari tek i fundit, nga ata që do ta kalojnë atë derë, duhet të kenë një certifikatë të bukur që vërteton se janë negativë ndaj Covid-19. Kështu që ju mund të festoni pa ankth dhe në qetësi, duke krijuar një flluskë shtëpie mjaftueshëm për të shijuar një darkë ose drekë dhe duke shpaketuar dhuratat. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Jemi saktë? Në të vërtetë jo. Plani është absolutisht absurd dhe i rrezikshëm. Mund të jetë një masë paraprake shtesë, por mjekët thonë se është diçka krejt çorientuese.

Pse tamponi negativ para darkës me të afërmit, nuk mjafton!

Tampon negativ dhe pastaj çfarë?

Sigurisht që ata që kanë një rezultat pozitiv në tampon do të anulojnë planet, nuk do të marrin pjesë në darkat familjare dhe do të futen në karantinë. Por ata që kanë një test negativ? Ne e dimë që nuk ka siguri absolute. Një tampon siguron fotografinë e virusit në një momenti të saktë, atëherë kur kryhet ai. Por menjëherë pas tij, ndoshta kur hipët në urban apo kur shkuat në shtëpinë e gjyshërve, u infektuat me virus. Ka kaq shumë mënyra se si mund të infektoheni. Për më tepër, një person mund të infektohet, por nuk ka mjaftueshëm virus në trup, për t'u zbuluar nga tamponi, sidomos ai i shpejtë, më pak i ndjeshëm. I njëjti test, mbase i kryer disa orë më vonë, do të kishte dalë pozitiv, përcjell dritare.net

Jo të gjitha testet janë njësoj. Tamponi molekular klasik mund të zbulojë virusin edhe kur është në nivele shumë të ulëta, megjithëse nuk është i pagabueshëm. Por rezultati do të 48 orë të dalë. Dhe çfarë do të ndodhë në këto 48 orë me ne? Ku vemi, ku shkelim, çfarë prekim me dorë, kë takojmë? Çfarë ndodhi gjatë orëve të pritjes? Ka mjaft kohë për t’u ekspozuar ndaj virusit. Testet e shpejta antigjenike janë më të shpejta dhe më të lira. Ato i nxjerrin rezultatet në pak minuta, por nuk e zbulojnë praninë e virusi në mënyrë aq të saktë, sidomos tek asimptomatikët.

Fakti që mysafirët mund të paraqiten me një test negativ para darkës sigurisht që do të zvogëlojë rrezikun e një epidemie, por nuk e zhduk. Dhe ky rrezik do të prekte të dashurit tanë. Një test negativ sot nuk do të thotë që ai person do të jetë negativ nesër ose pasnesër. Nëse vërtet dëshironi të kaloni një ditë me të dashurit tuaj, e vetmja mundësi mund të jetë të qëndroni në izolim total dy javë para takimit. Sigurisht, nuk është diçka që e bëjnë të gjithë./K.C/dritare.net