
Pse pas 37 vjetësh nuk ka vaksinë kundër HIV, kur vaksinat kundër Covid-19 u krijuan në pak muaj!
Dritare.net
1 dhjetori është Dita Botërore kundër SIDA-s. Në Shqipëri vetëm këtë vit janë regjistruar 91 raste, nga 81 raste që ishin vitin e kaluar. Meshkujt vijojnë të përbëjnë përqindjen më të madhe të rasteve të prekura. Në botë janë 37.7 milionë persona që jetojnë me sëmundjen HIV, teksa 680 mijë persona kanë humbur jetën.
Lija është zhdukur pas një fushate vaksinimi efektive në të gjithë botën. Poliomieliti nuk është më problem në Amerikë për shkak të zhvillimit dhe përdorimit të vaksinave. Sot, miliona njerëz kanë mbijetuar për shkak të prodhimit të shpejtë të vaksinave efektive kundër Covid-19.
Por megjithatë kanë kaluar 37 vite që kur HIV/Aids u zbulua dhe nuk ka asnjë vaksinë për të.
Përpjekjet për zhvillimin e vaksinave kundër HIV
Vaksinat kanë qenë arma më e fuqishme e shoqërisë kundër sëmundjeve virale. Kur sëmundja Hiv-it shpërtheu në fillim të viteve 1980 dhe virusi që e shkaktoi atë u zbulua në 1983-84, ishte e natyrshme të mendohej se studiuesit do të ishin në gjendje të zhvillonin një vaksinë kundër tij.
Në një konferencë për shtyp në vitin 1984 duke cilësuar HIV-in si shkakun e AIDS, Sekretarja Amerikane e Shëndetësisë Margaret Heckler parashikoi që një vaksinë do të ishte në dispozicion për dy vjet.
Kanë kaluar 37 vjet dhe nuk ka asnjë vaksinë. Shpejtësia e zhvillimit dhe shpërndarjes së vaksinave kundër Covid-19 vë në kontrast të plotë mungesën e një vaksine HIV. Problemi nuk është dështimi i qeverive. Problemi nuk është mungesa e shpenzimeve. Vështirësia qëndron në vetë virusin HIV. Në veçanti, kjo përfshin shumëllojshmërinë e shquar të llojit të HIV dhe strategjitë e evazionit imunitar të virusit.
Deri sot pasur pesë prova të vaksinës kundër HIV, secila me një kosto prej mbi 100 milionë dollarësh. Tri provat e para kanë dështuar.
Prova e katërt, Thai RV144 , fillimisht raportoi një shkallë të mbrojtjes së suksesshme kundër marrjes së infeksionit HIV mes individëve të vaksinuar. Sidoqoftë, një analizë e mëvonshme statistikore raportoi se kishte më pak se 78% mundësi që mbrojtja ndaj vaksinës të ishte reale.
Kompleksiteti i HIV
Cili është problemi? Karakteristikat biologjike të HIV/AIDS e bëjnë zhvillimin e një vaksine të suksesshme shumë të vështirë.
E para dhe më e rëndësishmja është shumimi i virusit. Vaksinat nuk mbrojnë domosdoshmërish nga infeksioni, por ato janë në gjendje të kufizojnë shumimin e virusit dhe çdo sëmundje.
HIV-i ka evoluar një aftësi për të gjeneruar shumë mutacione në informacionin e tij gjenetik. Pasoja e kësaj është një sasi e madhe ndryshimesh midis llojeve të virusit jo vetëm nga një individ në tjetrin, por edhe brenda një individi të vetëm.
Një krahasim me gripin. Të gjithë e dinë që njerëzit duhet të rivaksinohen kundër virusit të gripit çdo sezon për shkak të ndryshueshmërisë nga sezoni në sezon në llojin e gripit që qarkullon.
HIV gjithashtu ka evoluar një aftësi të pabesueshme për t'u mbrojtur nga antitrupat. Viruset si koronavirusi dhe herpes kodifikojnë një strukturë në sipërfaqen e tyre që secili virus përdor për të fituar hyrjen në një qelizë.
Kjo strukturë quhet “glikoproteinë ” , që do të thotë se është e përbërë nga sheqerna dhe proteina. Glikoproteina e HIV-it ndryshon, më shumë se 50% e saj është sheqer. Dhe virusi ka gjetur një mënyrë, që do të thotë se virusi ka evoluar nga përzgjedhja natyrore, për të përdorur këto sheqerna si mburojë për të mbrojtur veten nga antitrupat.
Këto veti kanë pasoja të rëndësishme për përpjekjet e zhvillimit të vaksinave. Antitrupat që prodhon një person i infektuar me HIV zakonisht kanë aktivitet shumë të dobët neutralizues kundër virusit.
Për më tepër, këto antitrupa do të neutralizojnë llojin me të cilin individi është i infektuar por jo mijëra mutacione të tjera që qarkullojnë në popullatë. Studiuesit dinë si të prodhojnë antitrupa që do të neutralizojnë një variant, por jo antitrupa me aftësi për të mbrojtur nga mijëra variante që qarkullojnë në popullatë.
Ky është një problem për të zhvilluar vaksina.
Por a duhet të heqim dorë studiuesit? Jo, nuk duhet/ Një metodë që studiuesit po përpiqen të bëjnë në modelet e kafshëve në disa laboratorë është të përdorin viruset herpes si vektorë për proteinat e virusit AIDS.
Pasi të jeni infektuar me herpes, ju do të jeni të infektuar gjatë gjithë jetës. Megjithëse shumica dërrmuese e individëve të infektuar me HIV krijojnë antitrupa me aktivitet të dobët, disa individë rrallë prodhojnë antitrupa me aktivitet të fuqishëm neutralizues kundër një game të gjerë të mutacioneve të HIV-it.
Antitrupat janë të rrallë dhe shumë të pazakontë. Shkencëtarët kohët e fundit kanë gjetur një mënyrë për të rritur nivelet e mbrojtës të antitrupave për gjithë jetën. Ne jemi duke bërë progres. Ne nuk duhet të dorëzohemi!/dritare.net

















