Burimi: CNN
Evropa është pushtuar nga vala e dytë e koronavirusit. Shkalla e infeksionit po rritet me shpejtësi në të gjithë kontinentin. Qeveritë po rivendosin masat e rrepta. Ekonomitë po mbyllen sërish. Por ka një dritë shprese. Megjithëse është ende vdekjeprurës, tani virusi po vret më pak njerëz.
Shifrat e fundit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tregojnë se, ndërsa rastet e regjistruara me Covid-19 po rriten në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Spanjë, Gjermani dhe vende të tjera evropiane, vdekjet nuk po rriten me të njëjtin ritëm.
"Shkalla e fatalitetit në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në periudhën mes qershorit dhe gushtit. Sipas vlerësimit tonë aktual shkalla e fatalitetit të infeksionit po rritet pak, por nuk ka arritur deri te shifra ku ishim.”- tha Jason Oke, një statisticien i vjetër në Departamentin Shkencor të Nuffield-Britani e Madhe, informon dritare.net
Kjo sipas Oke vjen pasi tani ka më shumë të infektuar të rinj, por gjithashtu edhe nga trajtimi.
Vala e parë e pandemisë preku më shumë të moshuarit në Evropë, duke u përhapur në spitale dhe shtëpitë e kujdesit. Por kjo ndryshoi gjatë verës. Tani virusi po qarkullon mes të rinjve që shkojnë në restorante, bare dhe vende të tjera publike. Mosha mesatare e atyre që infektohen në të gjithë Evropën ra nga 54 vjeç në 39 gjatë qershorit dhe korrikut. Megjithatë kjo nuk do të thotë se të moshuarit nuk janë më të rrezikuar. Nëse infektohen mund të jetë fatale për ta./K.C/dritare.net