Kuvendi miraton rezolutën për integrimin e Shqipërisë në BE!
E Enjte 14 Maj 2026, 16:04
Dritare.net

Pas disa muajsh përplasjesh politike, mazhoranca dhe opozita kanë arritur një konsensus në Kuvend, duke votuar së bashku një rezolutë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Dokumenti u miratua me 114 vota pro dhe 1 abstenim.
Rezoluta parashikon forcimin e rolit të Kuvendit në monitorimin e negociatave, mbikëqyrjen e reformave dhe kontrollin ndaj ekzekutivit.
Një pikë e rëndësishme e saj është angazhimi i përbashkët i mazhorancës dhe opozitës për të shtyrë përpara procesin e integrimit dhe për të rritur dialogun politik, si një sinjal bashkëpunimi edhe ndaj partnerëve evropianë. Dokumenti kishte marrë më herët mbështetjen e të dyja palëve edhe në komisionin e jashtëm parlamentar./K.C/dritare.net