
PS depoziton në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve!
E Shtunë 28 Janar 2023, 14:02
Dritare.net
Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore 2023.
Pas grupit të Sali Berishës edhe Partia e Lirisë dhe Partia Socialiste kanë dorëzuar në KQZ kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit. Ditën e nesërme ose të hënën, pritet që edhe grupi i Enklejd Alibeajt të dorëzojë kandidaturat e tyre, pasi afati i vendosur nga kryekomisoneri Ilirjan Celibashi është 29 janari./m.t/driatre.net

















