Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prova për AstraZeneca në SHBA konfirmon edhe një herë sigurinë e vaksinës!

Prova për AstraZeneca në SHBA konfirmon edhe një herë

Rezultatet nga prova që u krye në SHBA për vaksinën Oxford-AstraZeneca konfirmojnë edhe një here sigurinë dhe efektivitetin e saj kundër Covid-19. Më shumë se 32,000 vullnetarë morën pjesë, kryesisht në Amerikë, por edhe në Kili dhe Peru. Testet treguan se vaksina ishte 79% efektive ndaj shfaqjes së simptomave të virusit dhe 100% efektive në parandalimin e sëmundjes serioze. Po kështu u konfirmua se vaksina ishte e sigurt duke hedhur poshtë teorinë se kjo vaksinë shkakton mpiksje gjaku. Rreth një e pesta e vullnetarëve në këtë provë ishin mbi 65 vjeç dhe vaksina siguroi më shumë mbrojtje për ta sesa për grupmoshat më të reja. Këto rezultate u shërbejnë disa vendeve që nuk e kanë autorizuar vaksinën për personat mbi 65-vjeç. OBSH dhe EMA më herët publikuan rezultatet që tregonin se vaksina ishte e sigurt dhe efektive. Studimi i tyre erdhi pasi shumë vende pezulluan vaksinimin me AstraZeneca, pas aludimeve se kjo vaksinë shkaktonte trombozë./L.F-dritare.net