
Prova e dytë për maturantët mbetës, publikohen datat dhe udhëzimet!
E Diel 12 Korrik 2020, 18:06
Dritare.net
Maturantët mbetës në një nga provimet e maturës shtetërore do të mund ta provojnë veten në sezonin e dytë të Provimeve të Maturës Shtetërore.
Ministria e Arsimit ka njoftuar se sesioni i provimeve të vjeshtës do të nisë nga 24 gushti dhe do të përfundojë në 3 shtator 2020.
Provimi i gjuhës së huaj do të jepet më 24 gusht;
27 gusht provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë'
31 gusht i matematikës ;
3 shtator me provimin me zgjedhje.
Të gjitha pyetjet do të jenë me alternativa./ I.M-Dritare.net

















