Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestuesit sulmojnë qytetarin: Shko te Rama, komunist!

Protestuesit sulmojnë qytetarin: Shko te Rama, komunist!

Protestuesit janë përplasur vazhdimisht me qytetarët. Madje, ata ofenduan dhe goditën një qytetar, që kërkoi të lirohej rruga dhe të ikte në shtëpi.

Qytetari: Kam shtatë vite që nuk votoj.

Protestuesit: Më keq akoma.

Qytetari: Nuk votoj, pse të votoj?

Protestuesit: As për Ramën nuk duhet të votosh, për asnjë.

Qytetari: Nuk më ke dhënë asnjë lloj ndihme, as bukë nuk më ke dhënë.

Protestuesit: Ku e ke teserën e partisë?

Qytetari: Me zanatin që kam…

Protestuesit: Ik shko në spital, ik. Komunist. Shko voto Ramën pra.

Qytetari: Hape rrugën që të shkoj në shtëpi.

Protestuesit: E pret Rama. Je provokues.

Qytetari: Unë? Nëse jam unë provokues, hajde shkojmë te shtëpia ime.

Protestuesit: Jeton në Shqipëri ti.

Qytetari: Unë nuk jam me asnjë ore./K.C/dritare.net