
Vdes protestuesi i dytë në Bjellorusi, ndërsa 6000 arrestohen në protestat e dhunshme!
Dritare.net
Një protestues i dytë ka vdekur në demonstrata të dhunshme që u nxitën nga rezultati i diskutueshëm i zgjedhjeve të së dielës në Bjellorusi, tha Komiteti Hetimor i vendit në një deklaratë.
25-vjeçari vdiq në një spital në Gomel, në jug-lindje, pasi u arrestua të Dielën gjatë një "demonstrimi të paautorizuar", shtoi Komiteti në deklaratë.
Deklarata nuk specifikonte datën e vdekjes së protestuesit, por thoshte se shëndeti i tij "papritmas u përkeqësua" ndërsa ishte në paraburgim.
Autoritetet thanë se mbi 6,000 njerëz janë arrestuar gjatë tre netëve të njëpasnjëshme të demonstratave.
Presidenti Alexander Lukashenko ka fajësuar kriminelët dhe papunësinë për protestat masive që kanë përfshirë vendin në vazhdën e rizgjedhjes së tij të diskutueshme për një mandat të gjashtë në fuqi.
Duke folur të Mërkurën, udhëheqësi autoritar u bëri thirrje atyre që marrin pjesë në protesta që të "gjejnë një vend pune".
Protestat kanë vazhduar megjithë një goditje masive të policisë që nxiti një paralajmërim të sanksioneve të mundshme të Bashkimit Evropian. Qindra njerëz përsëri dolën në rrugët e Minsk dhe disa qyteteve të tjera në Bjellorusi të martën natën.
"Thelbi i këtyre të ashtuquajturve protestues janë njerëzit me të kaluar kriminale dhe ata që janë aktualisht të papunë," tha Lukashenko në një takim qeveritar të mërkurën. "Ata që nuk kanë punë, ecin nëpër rrugë kot. Prandaj jam duke kërkuar me mirësi të gjithë ata që janë të papunë të gjejnë një vend pune."
Gati 200 gra u mblodhën në kryeqytetin e Bjellorusisë të Mërkurën për të treguar solidaritet me protestuesit e dëmtuar në tubimet e fundit. Gratë e reja që mbanin lule në duar u solidarizuan me protestuesit.
Duke brohoritur "turp!" ndërsa marshuan, ata dënuan dhunën e policisë ndaj protestuesve që ka lënë dhjetëra të plagosur./ I.M-Dritare.net

















