
Protestat në Bjellorusi, policia përdor armë zjarri kundër qytetarëve!
Dritare.net
Që prej 8 gusht kur në Bjellorusi janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, mijëra qytetarë janë duke protestuar atje kundër rezultatit të zgjedhjeve që nxjerrin Aleksandër Lukashenkon fitues të tyre.
Policia në Bjellorusi ka pranuar që ka përdorur armë zjarri kundër protestuesve në qytetin e Brestit dhe kishte arrestuar më shumë se 1.000 njerëz në mbarë vendin, duke intensifikuar masat kundër protestave paszgjedhore, gjë që e ka bërë Bashkimin Evropian të shqyrtojë sanksione të reja ndaj Minskut.
Rivalët e Lukashenos thonë se zgjedhjet u manipuluan, ndërsa liderja e opozitës është arratisur tanimë në Lituani.
Ministria e brendshme e Bjellorusisë tha se 51 protestues dhe 14 oficerë policie ishin plagosur në përleshjet gjatë natës të së martës.
Lukashenko ka akuzuar protestuesit se po bashkëpunojnë me mbështetës të huaj në Rusi dhe vende të tjera, gjë e cila është mohuar nga këto shtete./ I.M-Dritare.net

















