
Protesta te Bashkia! Në hetim Adriana Kalaja, Sali Lushaj, Klevis Balliu, Tedi Blushi dhe 8 protestues
Dritare.net
Pas protestës së opozitës në Bashkinë e Tiranës policia ka vënë në hetim 12 protestues, mes tyre Adriana Kalaja, Sali Lushaj, Tedi Blushi, Klevis Balliu dhe kreu i FRPD, Besart Xhaferri.
Emrat:
1-Dardan Bardhi, 27 vjeç
2-Rubin Dashi, 19 vjeç
3-Alfred Pllumbi, 46 vjeç,
4-Klodjan Bajrami, 21 vjeç
5-Sali Lushaj, 68 vjeç
6-Sokol Bushkolaj, 48 vjeç
7-Gazmend Sallaku, 53 vjeç
8-Besart Xhaferri, 34 vjeç
9-Eljan Kaja, 22 vjeç
10-Tedi Blushi, 39 vjeç
11-Klevis Balliu, 34 vjeç
12-Adriana Kalaja, 59 vjeçe
Drejt godinës dhe policisë u hodhën molotovë dhe tymuese, si dhe protestuesit tentuan të largojnë me dhunë kordonin e sigurisë.
Adriana Kalaja, është në hetim për veprën "Thirrjet publike për veprime të dhunshme", ndërsa për veprën penale ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’ janë vënë Tedi Blushi i PL, Klevis Balliu i Rithemelimit, Besart Xhaferri kreu i FRPD, si edhe Sali Lushaj, ish-bodygardi i Sali Berishës./L.F-dritare.net

















