Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta për Zvërnecin/ Rama: Ku ishin deri dje këta ambientalistë, kur në pyje dëgjohej sharra elektrike

Protesta për Zvërnecin/ Rama: Ku ishin deri dje këta


Kryeministri Edi Rama ironizoi nga Shkodra protestat kundër investimit në Zvërnec, duke vënë në pikëpyetje angazhimin e atyre që sot kundërshtojnë projektin. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në degën e Shkodrës, Rama tha se shumë prej atyre që janë pozicionuar si ambientalistë nuk kanë reaguar në periudha kur, sipas tij, në Shqipëri dëmtohej rëndë mjedisi, përmes gjuetisë së paligjshme, prerjeve masive të pyjeve dhe politikave të diskutueshme mjedisore.

“Ata nuk duan të dinë që të gjithë ata që janë në kafene mund të kenë qenë gjithë ditën në punë. Jo, çohuni e hajde me ne për Shqipërinë e re. Si patriotë, këta u zgjuan në një ditë dhe u bënë ambientalistë.


Ku ishin këta kur në Shqipëri gjuhej ilegalisht? Ku ishin kur vriteshin përditë zogj dhe kafshë që normalisht janë specie të mbrojtura? Ku ishin kur Shqipëria kishte në fuqi ligjin e importit të plehrave? Ku ishin kur pyjet ishin shndërruar në vende ku dëgjohej vetëm sharra elektrike?

Nuk i kërkon askush llogari atyre që asokohe ishin 10 vjeç. Por unë nuk e kam me ta. E kam me ata që po bëjnë çmos që ta marrin peng dhe ta çojnë në një drejtim të panjohur atë sensibilizim të natyrshëm dhe krejt legjitim që papritur u zgjua për diçka që, sipas tyre, duhet rrëzuar e ndaluar, sepse morën vesh që ekziston një plan djallëzor për të shitur Shqipërinë”, tha mes të tjerash Rama./K.C/dritare.net