Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tensionohet situata në kryeqytet/ Vokshi dhe Noka përplasen me policinë

Tensionohet situata në kryeqytet/ Vokshi dhe Noka përplasen me

Deputetja Albana Vokshi dhe deputeti Flamur Noka janë përplasur me policinë, në protestën që po zhvillohet në rrethrrotullimin e ish-sheshit “Shqiponja". Situata e tensionuar deri më tani paraqitet edhe në Rrogozhinë, ndërsa janë djegur goma në Milot dhe Shkozet.

Akset kryesore të vendit që janë paralizuar nga protesta e opozitës janë: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

Shumica e deputetëve të opozitës janë vendosur në Tiranë, kurse pjesa tjetër në zonat ku po zhvillohet protesta./K.C/dritare.net