
Protesta e pronarëve të mjeteve lundruese/ Policia: Pas kontrollit të dokumenteve, dalin në det!
Dritare.net
Pas protestës së pronarëve të mjeteve lundruese, një efektiv i policisë kufitare ka sqaruar se në vendqëndrimin e porteve do vijnë përfaqësues të lartë të policisë kufitare dhe vetëm pas kontrolleve të dokumentacionit do t’i lejojnë mjetet lundruese të dalin në det. Më pas ai sqaron dhe rregullat që duhet të ndjekin dhe nuk duhet ti shkelin.
"Do kini parasysh zbatimin e rregullave të lundrimit. Kush është me licensë, edhe ata për familjarë, duhet t'ia jepni qytetarit që ta kontrollojë policia.
Në rast se ka 1 person mbi kapacitetin e mjetit, mjeti do bllokohet. Do keni paraysysh hyrjen dhe daljen në korridore. Jeni dëshmitarë çfarë ndodhi prandaj duhen marrë masa. Ata që nuk i kanë dorëzuar dokumentet, t'i bëjnë gati", tha efektivi./Xh.Xh/dritare.net

















