Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria
Dritare.net
Sot në orën 18:00 do të mbahet protesta e opozitës në kryeqytet. Kjo protestë vjen pas tensioneve në Kuvendin e Shqipërisë që nisi me djegien e karrigeve dhe vijoi me protesën e deputetëve jashtë Parlamentit.
Ndërkohë janë marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Masa janë marrë edhe për të siguruar hyrjen e Kryeministrisë.
Siç shihet në këtë foto, dyert e kryeministrisë janë blinduar. Po ashtu është hequr edhe instalacioni i kërpudhës që ndodhet në lulishte.
Mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.
PD-ja ka paralajmëruar se tubimi që do të zgjasë 4 orë, do të nisë para godinës së kryeministrit Edi Rama më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës./K.C/dritare.net