Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta dhe barrikada në Veri të Kosovës/ Kryetarët e zgjedhur futen me forca speciale në zyrë!

Protesta dhe barrikada në Veri të Kosovës/ Kryetarët e

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka firmosur urdhrin për të kaluar forcat ushtarake sebe në gjendjen më të lartë të gatishmërisë. Menjëherë pas urdhrit të firmosur rreth orës 14:00, ministri i Brendshëm Millosh Vuçeiç bëri me dije se forcat e armatosura serbe janë zhvendosur në drejtim të kufirit me Kosovën.

Ai tha se Serbia është e detyruar të jetë në gatishmëri për të mbrojtur sovranitetin territorial dhe shtoi se qeveria e Kosovës po kërkon të marrë kontrollin në ndërtesat e qeverisjes lokale në komunat me shumicë popullsie serbe.

Ndërkohë pas protestave, tashmë serbët kanë vendosur barrikadën e parë në komunën e Leposaviçit.

Tensionimi i situatës në veri të Kosovës ka ardhur pas betimit të kryetarëve të rinj të komunave me shumicë serbe të cilët ditën e sotme duhej të nisnin zyrtarisht detyrën. Siç raportohet nga mediat e Kosovës, situata më problematike paraqitet në komunën e Zveçanit ku policia është detyruar të përdorë gaz lotsjelljës për të shpërndarë qytetarët e grumbulluar para ndërtesës komunale.

Kryetarët e rinj të komunave janë futur brenda ndërtesave të qeverisjes lokale të ndihmuar nga forcat speciale të policisë së Kosovës.

Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u mbajtën më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Kjo parti e kundërshtoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe./M.T/dritare.net