
Protesta/ Berisha dhe Meta krah për krah para Kryeministrisë, i japin dorën njeri-tjetrit!
E Enjte 4 Gusht 2022, 21:09
Dritare.net
Pasi kanë ecur për disa minuta në bulevard, Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë qëndruar krah për krah në protestë.
Berisha më herët ndezi qiri në shkallët e kryeministrisë dhe më pas u largua për të qëndruar mes qytetarëve.
Meta është takuar me qytetarët, i shoqëruar nga i biri, dhe më pas të dy janë vendosur në të njëjtin vend, përballë Kryeministrisë, ku pasi kanë shtrënguar duart kanë qendruar disa minuta dhe më pas janë ndarë./M/K/dritare.net

















