Prokurorja belge takohet në SPAK me Altin Dumanin!
E Martë 5 Nëntor 2024, 11:11
Dritare.net
Prokurorja belge Ann Fransen ka shkuar sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Mësohet se prokurorja do të takohet me kreun e SPAK, Altin Dumanin për të diskutuar hetimet e përbashkëta për krimin e organizuar, pas zbërthimit të bisedave në aplikacionet SkyECC dhe EncroChat.
Gjykata Brukselit ka shpallur 119 dënime pas dosjes Encro, të trafikut të narkotikëve. Po ashtu është kërkuar sekuestrimi i pasurive të paluajtshme të investuara nga të ardhurat nga trafikimi i drogës./M.K-dritare.net