
Prokurorë e gjyqtare amerikanë takim me Dumanin, ambasada e SHBA: Po ndërton demokraci për shqiptarët
Dritare.net
Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane zhvilloi një takim me prokurorë të SPAK. Delegacioni i përbërë nga prokurorë dhe gjyqtarë janë takuar edhe me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Sipas ambasadës ata ta nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.
“Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi SPAK-un, ku u takua me kreun Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.
Grupi përfshin të nderuaren Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.
Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është të ndjekësh penalisht me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar”, njofton ambasada e SHBA./L.F-dritare.net

















