Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pro apo kundër shkrirjes së SPAK? Ja si përgjigjet Kryemadhi!

Pro apo kundër shkrirjes së SPAK? Ja si përgjigjet Kryemadhi!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK në respektim të vendimit të Gjykatës për masën e sigurisë. Pas daljes nga SPAK, Kryemadhi foli për gazetarët jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

"Që të jemi të sinqertë. Po të them se duhet shkrirë SPAK do thonë për problemet e veta. Çdo instrument ligjor që kemi votuar, momenti që kthehet në vegël shantazhimi, linçimi e ka kryer misionin e saj. Sa i përket çështjes, SPAK nuk u krijua për luftë politikë. Por për strukturat kriminale dhe terrorizmit.

I mbani mend dikur trafikimin e terroristëve. Trafikantë të rrezikshëm. Instrumente i OFL u krijua për shantazhimin e grupeve kriminale që të ishin në funksion të qeverisjes. Mbani mend si u përdor trupi diplomatik që u përdorën për grupet e minoritetit. Lëvizjet në SHBA japin një shans të ri, jo vetëm politikës por edhe drejtësisë", tha Kryemadhi për gazetarët jashtë SPAK./L.F-dritare.net