Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prezantohet projekti prej 2 miliardë eurosh për Portin e Durrësit!

Prezantohet projekti prej 2 miliardë eurosh për Portin e

Sot u prezantua masterplani i portit të ri të Durrësit. Porti turistik në Porto Romano do të jetë ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe me një investim nga kompania Emaar Group prej 2 miliardë eurosh. Projekti parashikohet të zgjasë deri në një periudhë kohore prej 5 vjetësh.

Prezantohet projekti prej 2 miliardë eurosh për Portin e

“Teksa po dalim nga tuneli i gjatë i pandemisë një Epokë e Re po hapet për Durrësin e për krejt Shqipërinë. PORTI I RI TURISTIK, ndër më të mëdhenjtë e Mesdheut, do të injektojë vetëm gjatë ndërtimit nga kompania e madhe globale Emaar Group, 2 MILIARDË EURO dhe do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të Turizmit Shqiptar.

Prezantohet projekti prej 2 miliardë eurosh për Portin e

Impakti i këtij investimi që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara, e në plot vende të botës, do të ndryshojë thelbësisht ekonominë e qarkut të Durrësit si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Vlorës dhe sipas Planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Shëngjinit”, shkruan kryeministri Rama në facebook. /L.F-dritare.net