Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti Trump për herë të parë sulmon zyrtaren e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin: Patetike!

Presidenti Trump për herë të parë sulmon zyrtaren e

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kritikoi të hënën një prej këshilltareve kryesore të grupit të punës të Shtëpisë së Bardhë që menaxhon situatën e krijuar nga pandemia.

Ky është sulmi i parë që Trump bën ndaj doktoreshës Deborah Birx, koordinatore e grupit punës së Shtëpisë së Bardhë.

Sulmet e Trump vijnë pasi doktoresha , iu drejtua amerikanëve që jetojnë në zonat rurale duke theksuar se ata nuk janë imunë ose të mbrojtur nga virusi. Ajo tha gjithashtu se situata e krijuar nga COVID-19 në muajin gusht nuk është ashtu sikurse shfaqej në muajin mars dhe prill, kur raportoheshin raste vetëm në qytetet e mëdha dhe shtetet me popullsi të madhe.

Presidenti Trump shkruajti se “E marra Nancy Pelosi tha gjëra të tmerrshme lidhur me Dr. Deborah Birx, duke iu vënë pas për shkak se ajo ishte shumë pozitive mbi punën shumë të mirë që po bëjmë për të luftuar virusin kinez, përfshirë vaksinat dhe terapitë. Për të kundërshtuar Nancy-n, Deborah ra pre e provokimit dhe na goditi. Patetike!”

Në një tjetër tëitter zoti Trump shkruante se: “me përjashtim të Nju Jorkut dhe disa zonave, kemi bërë përparim më shumë se shumica e vendeve të tjera në trajtimin e virusit kinez. Shumë nga këto vende tashmë po përballen me valë të dytë të madhe. Lajmet e rreme po punojnë jashtë orarit për të bërë që SHBA dhe unë të dukemi sa më keq sa të jetë e mundur!”./ I.M-Dritare.net