Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vuçiç: E ashtuquajtura Kosovë/ Rama: Unë i them Kosovë, pikë!

Vuçiç: E ashtuquajtura Kosovë/ Rama: Unë i them

Kryeministri Edi Rama reagoi në fjalën e Aleksandër Vuçiç në konferencën për shtyp në Bruksel dhe shkak ishte çështja e Kosovës.

Me ironi, Vuçiç e ka quajtur “e ashtuquajtura Kosovë”, por i menjëhershëm dhe i prerë ka qenë reagimi i Ramës, i cili tha se ai e quante Kosovë dhe pikë.

Vuçiç: Dua të kujtoj që ka ndodhur 4 muajt e fundit sipas të dhënave që kam marrë nga shërbimet e mia, 2629 artikuj që janë shtypur në median europiane për Serbinë pas sulmit rus. Artikuj që thonin se Serbia po vë në rrezik gjithë Ballkanin Perëndimor duke vendosur trupa dhe duke rrezikuar Bosnjen dhe të ashtuquajturën Kosovë. A keni parë ndonjë ndjesë të vetme për ato media me të cilat janë ekspozuar popujt e BE-së.

"Ai e quajti e ashtuquajtura Kosovë unë i them Kosovë, pikë", reagoi Rama./M.K/dritare.net