Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti më i vjetër në historinë amerikane/ Biden feston sot ditëlindjen!

Presidenti më i vjetër në historinë amerikane/ Biden feston

Joe Biden feston sot 78-vjetorin e lindjes, dy muaj para se të hyjë në Shtëpinë e Bardhë dhe të bëhet presidenti më i vjetër i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai do të përballet me detyrën e rikthimit të besimit të një kombi të thyer politikisht, trajtimin e krizës më të rëndë të shëndetit publik të shekullit, papunësinë e lartë dhe çështjet e pabarazisë racore.
Biden-i do të përpiqet të kryejë një tjetër arritje, t'u demonstrojë amerikanëve se mosha nuk është veçse një numër dhe ai është i aftë për punën e tij.
Ai do do të betohet si presidenti më i vjetër në historinë e kombit, duke lënë pas Ronald Reagan-in, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin1989 kur ishte 77 vjeç./M.M-dritare.net