Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Presidenti i Komisionit Europian bisedë me Ramën: Folëm për konferencën e parë ndërqeveritare!

Presidenti i Komisionit Europian bisedë me Ramën: Folëm për

Presidenti i Komisionit Evropian, Charles Michel ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku ka diskutuar për konferencën e parë ndërqeveritare.

Michel shkruan në rrjetet sociale se “Zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare që do të mblidhet pas miratimit të kornizës negociuese.

Angazhim i mirëpritur për reformat e BE. Solidariteti i ndërsjellë gjatë pandemisë së COVID19 ka përforcuar më tej marrëdhënien BE-Shqipëri”.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë Edi Rama shkruan:

Një bashkëbisedim si gjithnjë miqësor, i hapur, interesant me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun e çmuar, Charles Michel, një mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor

Folëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri - BE, si hap domethënës në rrugën drejt anëtarësimit pas çeljes së negociatave; Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë; ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE. / I.M-Dritare.net