
Premtimet e opozitës për pensionet, Rama: Kanë dashur të bëjnë një reformë pa dhimbje!
Dritare.net
Në konferencën ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, kryeministri Edi Rama, ka ironizuar premtimet e opozitës duke thënë se “ të premtosh gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme, është t’i kthesh kurrizin eksperiecës dhe të hidhesh symbyllur drejt një humnere”.
Rama tha se gjithashtu se Shqipëria ka përjetuar një dhimbje afatgjatë me sistemin e pensioneve sepse sipas tij, qeveria e Berishës ka dashur të bëjnë një reformë pa dhimbje.
Rama: Jemi afër një dite zgjedhjesh. Të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë, premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Mirëpo, të pretosh gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme për pensionet, është t’i hapësh luftë fakteve. Do të thotë t’i kthesh kurrizin ekspertëve, eksperiencës dhe të hidhesh symbyllur drejt një humnere. Do të thotë që hajde bëjmë një ditë festë dhe pastaj nesër le të bëhet qameti.
Ne nuk mund ta bëjmë dot këtë. Në do të ecim paralelisht me bonueset, që janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur në aspektin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies së tyre. Nga një bonus të fundvitit, kemi kaluar në dy, edhe një në pranverë. I kemi lidhur me rritjen ekonomike dhe duam që të vazhdojnë.
Ndërkohë, duke rindërhyrë në sistemin e pensioneve, duam të bëjmë një akselerim, pa prishur në asnjë mënyrë themelet e sistemit.
E fundit që kam është se kemi hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave. Ka një ndryshim të rëndësishme, sepse ka rritje pagash, edhe pas gjithë procesit të komunikimit, është një rritje e pagave të deklaruara, por ka akoma më shumë për të marrë në funksion në Fondit të Sigurimeve Shoqërore.
Ne Shqipëria nëse kemi përjetuar një dhimbje afatgjatë është se ata para nesh ka dashur të bëjnë një reformë pa dhimbje./E.P-dritare.net

















