
Prej 7 muajsh në terren/ Manastirliu mesazh qytetarëve: T’i ndihmojmë epidemiologët!
E Premte 16 Tetor 2020, 20:08
Dritare.net
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë sërish thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat për t’i ndihmuar epidemiologët që luftojnë prej 7 muajsh me virusin.
“Ditë e natë në terren, prej më shumë se 7 muajsh, ekipet e epidemiologëve në çdo cep të vendit, po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin dhe izolimin e vatrave, për të kufizuar përhapjen e infeksionit. T’i ndihmojmë së bashku, duke respektuar rregullat.
Maskë, distancë, higjienë.”- shkruan Manastirliu./K.C/dritare.net

















