
Prapaskenat/ Si u përplasën gjykatat për urdhrin e arrestimit të Vangjush Dakos! Flet gazetari Igli Çelmeta
E Mërkurë 7 Qershor 2023, 20:08
Dritare.net
Gazetari i Igli Çelmeta i ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTV foli për prapaskenat e arrestimit të Vangjush Dakos. Çelmeta tregoi se si u përplasën prokurorët e SPAK-ut me Gjykatën e Posaçme për lëshimin e urdhrit të arrestit të ish-kryebashkiakut të Dakos.
Igli Çelmeta: Ka pasur përplasje mes gjykatave për urdhër-arrestin e Dakos. Përplasja ishte mes SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme. Sepse fillimisht u refuzua kërkesa nga Gjykata e Posaçme për masën arrest me burg për Dakon dhe Apeli i GJKKO-së vendosi si të drejtë kërkesën e prokurorëve për arrestimin e Dakos. Nga e premtja deri ditën e djeshme u zgjat edhe arrestimi i Dakos./K.C/dritare.net

















