Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prapaskenat e Le Casa de Papel, fenomeni që frymëzoi botën!

Prapaskenat e Le Casa de Papel, fenomeni që frymëzoi botën!

Tanimë gjigandi i filmave Netflix ka publikuar sezonin e 4 të Le Casa de Papel, një serial spanjoll, që është kthyer në fenomen botëror.

Por filmi ka edhe prapaskenat e tij, të cilat Netflix i ka thënë të gjitha në një dokumentar të publikuar së fundmi.

Në dokumentarin e Netflix, flasin aktorët kryesorë, drejtorët e filmit dhe drejtorët e Netflix.

Rënia drastike e audiencës

Prapaskenat e Le Casa de Papel, fenomeni që frymëzoi botën!

Sezonin e parë të 2017 Le Casa de Papel, e ka pasur një kompani filmi spanjolle, ndërsa të gjithë e kishin si synim që filmi të shihej ndoshta vetëm në territorin e Spanjës, por pasi filmi kapi kulmin e audiencës ditët e para, filloi edhe “zhytja”.

Seriali duket se zhënjeu fansat dhe audience ra në mënyrë drastike. Aktorët shprehen me lot në sy se ishin të zhgënjyer, filmi nuk kishte pasur impaktin e duhur, dhe drejtori i filmit thotë në dokumentar se “ky ishte një zhgënjim”.

“Ne morëm fund, u mërzitëm të gjithë dhe e lamë punën”-shprehen disa nga atorët kryesorë në dokumentar.

Ringritja

Por Netflix e pau të arsyeshme të blejë produksionin dhe tanimë nën logon e tij, ky serial të shfaqet në mbarë botën.

Ditën e parë që Netflix e ka publikuar filmin në katalogun e tij aktorët shprehen: Shikonim në instagramin tonë, kishte qindra njerëz që na ndiqnin çdo orë, pastaj mijëra, pastaj miliona, ne e dinim se po ndodhte diçka, por nuk e denim se çfarë.

Seriali ja kishte dalë, audienca botërore po kapte kulmet, ndërsa Le Casa de Papel do të ngjitej në vendin e dytë në rankim botëror, ndërsa do të fitonte edhe një mim “Gremy”.

“Papritur ishim të njohur, unë isha një vipe, njerëzit donin të bënin foto me mua në rrugë”-shprehet Nairobi, e njohur për rolin e saj të egër në film.

Prapaskenat e Le Casa de Papel, fenomeni që frymëzoi botën!

“O zot, ishte e paparashikueshme, ne ishin të gjithë të njohur tanimë, ishim bërë vipa dhe ne nuk e denim këtë” shprehet më tej Tokio, aktorja kryesore në serial.

Prapaskenat e Le Casa de Papel, fenomeni që frymëzoi botën!

Fenomeni botëror.

Foto të filmit filluan të shfaqeshin në stadiume nga Arabia Saudite në vendet e tjera të Lindjes së Mesme, në SHBA, Kanada, Australi dhe Europë.

Grabitësitë në mbarë botën filluan duke përdorur maskat e aktorëve të Le Casa de Papel në grabitjet e tyre reale.

Prapaskenat e Le Casa de Papel, fenomeni që frymëzoi botën!

“Ne po frymëonim njerëz, po frymëzonim protesta, po frymëzonim rezistencën, nuk e prisnim, ishte e mrekullueshme” –shprehet profesori në dokumentar.

Prapaskenat e Le Casa de Papel, fenomeni që frymëzoi botën!

Simbolet e Le Casa de Papel

Një pjesë e veçantë e serialit të njohur janë edhe simbolet, veshjet dhe kënga.

“Nuk i denim emrat e aktorëve, papritur pashë një bluzë që dikush kishte shkruajtur Tokio, dhe papritur thash me vete, aktorja kryesore do e ketë emrin Tokio, më pas tjetri, Nairobi, Rio, Lizbona e me radhë”-thotë drejtori i filmit, duke thënë se emrat kanë qenë të rastësishëm.

Prapaskenat e Le Casa de Papel, fenomeni që frymëzoi botën!

“Bella Ciao”

Kolona zanore e filmit është kënga e njohur që kanë kënduar partizanët italianë kundër fashistëve “Bella Ciao”.

Drejtorët e filmit shpreheshin se kishin kaluar ditë për ta gjetur këngën, por më në fund e kishin atë.

“Bella Ciao, do të bëhej himn në të gjithë botën,dhe do të dëgjohej përsëri që nga Lufta e Dytë Botërore”-shprehen drejtorët e filmit.

Ngjyra e Kuqe

Prapaskenat e Le Casa de Papel, fenomeni që frymëzoi botën!

Veshjet e aktorëve kanë ngjyrë të kuqe, ndërsa drejtuesit e filmit shprehen se ngjyra e kuqe simbolizon trazira, rezistencë dhe alarm, dhe ne e theksuam atë.

Realizimi

Përpikmëria është e veanta e këtij seriali.

Drejtuesit shprhen se për të realizuar filmin, kanë marrë inxhinierë e teknikë ndër më të mirët, për të shpjeguar si shkrihet ari, dhe si mund të thyhet një kasafortë në mëyrë teknike të saktë.

Skenari

Në shumë skena teksti dhe skenari ka qenë i momentit të fundit, për shembull, kur Nairobi vritet teksti ka qenë i momentit të fundit, dhe akush nuk e ka ditur çfarë do të ndodhë./ Isa Myzyraj-Dritare.net