
Porti i Durrësit/ Berisha: Plaçkitja më e madhe ndonjëherë. Alabar arab okazional!
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën në foltoren e Kuvendit, ku tha se Porti i Durrësit është plaçkitja më e madhe që po i bëhet vendit.
"Të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë, deputetë dhe deputete, zonja kryetare, sot këtu diskutohet për plaçkitjen më të madhe në historinë kombëtare të një prone publike.
Nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, plaçkitja më e madhe. Kërkohet të shndërrohet në pronë dhe pasuri personale Portin e Durrësit. Në këtë akt të kësaj mega afere ta pa shembull, kërkohet të kufizohet fjala e deputetëve të parlamentit”
Kërkoni të varrosni portin e Durrësit. Ta shndërroni në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional. Arabi që u zotua për 4 miliard euro investim në Beograd dhe përfundoi në 20 milion euro ndërsa të tjerat i mori Karriç. Është plaçkitja më e turpshme, klani Rama me 60% të aksioneve, kaq thuhet. Se çfarë kanë Alabar – Rama, nuk do ta marrim vesh ndonjëherë. U merr shqiptarëve 200 mijë metër katror tokë. Në pjesën më të kushtueshme të Durrësit.” tha Berisha./Xh.Xh/dritare.net

















