Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Politekniku vishet me ngjyrat e flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe!

Politekniku vishet me ngjyrat e flamurit të Emirateve të Bashkuara

Godina e Universitetit Politeknik të Tiranës mbrëmjen e sotme është veshur me ngjyrat e flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Këto të fundit festojnë sot 49-vjetorin e pavarësinë. Veprimi vjen vetëm pak ditë pasi kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa u vesh në ngjyrat kuqezi, më 28 nëntor.

Mesazhi i urimit ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën dhe bashkëpunimin.

“Shqipëria nderon me shumë respekt Ditën e Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik dhe partner i veçantë në kohë shumë sfiduese për popullin shqiptar. Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bënë Emiratet e Bashkuara Arabe për ne në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, si dhe pas tërmetit të vitit 2019! Zoti i bekoftë njerëzit e Emirateve të Bashkuara Arabe”, ka shkruar kryeministri në faqene tij zyrtare në Twitter./M.M-dritare.net