Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Policia u shkon në shtëpi të prekurve me Covid-19: Mos dilni jashtë!

Policia u shkon në shtëpi të prekurve me Covid-19: Mos dilni

Policia e Korçës tashmë ka filluar t'u shkojë nëpër shtëpi personave që janë të izoluar, pasi janë të infektuar me koronavirus. Ata u bëjnë thirrje atyre që të mos dalin jashtë, pasi i kanë listat dhe ata që nuk binden do të ndëshkohen.

"Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e herëpashershme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në qarkun Korçë, Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me personat e prekur nga COVID-19 dhe zhvillon kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit. Policia e Korçës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.", thuhet në njoftimin e policisë./K.C/dritare.net