Policia u fut nga dritarja në katin e 8 të pallatit në Astir. Çfarë ndodhi brenda apartamentit!
Dritare.net
Një pallat në Astir është rrethuar nga forca të shumta policie, pasi një qytetar ka denoncuar të rrëmbyer vajzën e tij.
Vajza ndodhej e mbyllur në banesë në katin e 8-të të një pallati në zonën e Astirit. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të negociuar me vajzën e identifikuar si S.Q., për të hapur derën e banesës.
Në pamundësi për të hyrë nga dera, forcat speciale gjetën një mënyrë për t'u futur në banesën e katit të tetë nga dritarja. Dy efektivë të forcave speciale, u lidhën me litar dhe u hodhën nga tarraca e pallatit dhe zbritën në katin e tetë, ku futën nga dritarja dhe ballkoni.
Banesa është marrë me qira nga i dashuri i vajzës.Dyshimet e policisë janë se brenda apartamentit ku ndodhej vajza kanë qenë disa djem. Policia është në kërkim të të dashurit të vajzës. Babai pretendon se djali ka marë vajzën me zor dhe e ka mbajtur peng.
Vajzës nuk i janë është gjetur shenja dhune por është në gjendje të rëndë psikologjike. Ndërkohë babai i saj pretendon se të bijën e kanë rrëmbyer.
Në njoftimin zyrtar, policia shkruan se vajza ka lajmëruar policinë se është dhunuar nga disa persona dhe më pas ka mbyllur derën.
“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hap”, shkruhet në reagimin e policisë./L.F-dritare.net